Muhaxheri për vrasjen e dy zyrtarëve të PDK-së: Prej fjalëve të para, ishte një konflikt i çastit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditura sipas dëshmitarëve, disa detaje rreth asaj se si ndodhi vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së, në këtë komunë.

Lajme
”Prej fjalëve të para, ishte një konflikt i çastit që ka ndodhur mes Astritit dhe pra dy viktimave, që ka rezultuar me shkrepje zjarri”, është shprehur Muhaxheri për Klan Kosovën.
”Është ngjarje tragjike për qytetarët e Pejës.Nuk kam ditë që ka pasur konflikt. Sot e pata takuar gjatë ditës, ka qenë i preokupuar me aktivitetin e tij politik nuk ka pasur asnjë shenjë që ka pasur konflikt me dikënd.Çdo herë i kam uruar sukses në garë, zakonisht jemi takuar çdo ditë para një lokali ku ai rrinte me shokë”, tha ai.
”Blerandin veç e njoh kështu, nuk e kam takuar a me Astritin jam takuar shumë shpesh, edhe vëllaun e tij e kam si shok kështu, është rast tepër tragjik”, shtoi Muhaxheri.