Muharremaj kërkon nga organet e sigurisë parandalimin e vjedhjeve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj vjedhjeve që po ndodhin ditëve të fundit në këtë vend.

Lajme

16/05/2019 16:19

Muharremaj bëri me dije se ka pranuar shumë mesazhe për këtë dukuri, dhe se qytetarët janë shumë të pasigurt nga thyerjet dhe vjedhjet që po ndodhin në shtëpitë e tyre.

“Kohën e fundit kam marrë shumë mesazhe nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për vjedhjet e thyerjet që po ndodhin nëpër shtëpi. Ky fenomen po ndodhë në shumë fshatra, që si duket ka treguar edhe pasiguri tek ata. Si Kryetar i Komunës së Suharekës, kam zhvilluar disa here takime me policinë dhe u kam ofruar bashkëpunim për aq sa më lejon ligji, përkundër dëshirës që të bëjë më tepër.”

I pari i Suharekës ka zhvilluar takim me organet e sigurisë së kësaj komune, duke kërkuar nga ata që të ndërmarrin masa.

“Kërkoj nga sektorët e sigurisë në Prishtinë dhe Suharekë, që të bëhet shumë më tepër në parandalimin e kësaj dukurie, përkundër asaj që e vlerësoj punën e deritanishme.”

Ai bëri thirrje edhe në bashkëpunim më të madh qytetar-polici.