Muharrem Svarqa, në konflikt të mundshëm interesi
Rrjeti i organizatave joqeveritare të Ferizajt “AVONET” ka raportuar dhe paraqitur në Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit për konflikt të mundshëm të interesit kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Lajme
Sipas kësaj OJQ-je, Sfarqa si kryetar Komune nuk duhet të shërbejë edhe si shef i shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj.
“Qartazi nuk mund të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, siç kërkohet nga ligji, si dhe tashmë është raportuar se ai ka keqpërdor pozitën e kryetarit të Komunës për qëllime të LDK-së, si dhe vetë e ka pohuar se nga ai pozicion ai ka lobuar për LDK-në\”, vlerëson kjo organizatë, transmeton .
“Në bindjen tonë të thellë, këto dy pozita krijojnë konflikt interesi duke qenë se krijojnë raporte varësie dhe cenojnë paanshmërinë e z. Muharrem Svarqa, e që kërkohet sipas ligjit për të kryer detyrat e tij si kryetar i Ferizajt. Kjo mbështetet edhe në legjislacionin në fuqi”, thuhet pos tjerash në letrën e kësaj OJQ-je dërguar Agjencisë Kundër Korrupsionit.