Muharrem Sfarqa i LDK’së fiton në Ferizaj

Kryetari i ri i Ferizajt, Muharram Sfarqa thotë se LDK e ka pritur tash gjashtë vjet fitoren në Ferizaj.

Lajme

01/12/2013 20:59

Muharrem Sfarqa i LDK’së ka fituar zgjedhjet në komunën e Ferizajt. Ai është uruar edhe rivali i tij, kryetari i deritanishëm i Komunës, Agim Aliu.

“Kjo është një gjendje krejtësisht festive, krejtësisht e arsyeshme duke pasur parasysh pritjet e gjata që ka pasur Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë fitore, mbi 6 vjet në komunën e Ferizajt”.

“Kjo fitore u atribuohet krejt atyre përfaqësuesve të strukturave politike, anëtarëve të LDK’së dhe simpatizantëve të saj, si dhe këtij koalicioni të cilin ne e kemi lidhur dhe ka qenë përcaktues për fitoren e LDK’së”.

“Fitorja para së gjithash ju takon qytetarëve të Ferizajt”