Muharrem Nitaj betohet si deputet

Muharrem Nitaj ka bërë betimin e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

22/12/2017 15:27

Ai ka zënë ulësen e Agim Aliut, i cili është zgjedhur Kryetar i Komunës së Ferizajt.

Muharrem Nitaj deri më tani ka shërbyer si zëdhënës i AAK-së dhe ka zëvendësuar Aliun në kuadër të koalicionit PAN.

Në zgjedhjet e 11 qershorit ai kishte marrë 8 mijë e 982 vota.