Muhamet Mustafa: U votua kundër ndarjes së veteranëve
Muhamet Mustafa tha se LDK nuk votoi pro ose kundër Ligjit për Veteranët, por votoi kundër ndarjes së veteranëve. Thotë se janë shpërndarë dezinformata kundrejt LDK-së për këtë votim. Për vonesat e shkaktuara, thotë se duhet përgjigjur të tjerët.
Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka thënë se LDK po akuzohet padrejtësisht për votimin e bërë sot për Ligjin për Veteranët e UÇK-së.
“Disa postime po dezinformojnë se kinse sot një pjesë e deputetëve, sidmos ata të LDK-së kanë votuar kundër Ligjit për Veteranët e UÇK-së”.
“Kjo nuk është e vërtetë”.
“Votimi nuk ka qenë pro apo kundër ligjit, por lidhur me anashkalimin e rregullores për futje në rend dite sot apo javën e ardhshme”.
“Një pjesë e deputëve kanë menduar se është më mirë të lihet edhe pak kohë, deri në javën që vie, që ligji të përmirësohet ne interes të veteranëve”.
“Sidomos, duhet të kemi kujdes që ky ligj të ketë qasje unifikuese e jo përçarëse, sepse gjithë luftëtarët e lirisë kanë luftuar për lirinë e Kosovës, e jo per interesa të ngushta, që edhe sot ndajnë luftëtarët që ranë heroikisht dhe ata që janë gjallë”.
“Prandaj nuk duhet të amputohet kjo si votë kundër Ligjit”.
“Për vonesa, le të pergjigjen ata që e vonuan Ligjin se paku gjashtë vite, e sot po nguten e improvozojnë dhe nuk kanë gatishmë ri që të unifikojnë gjithë luftëtarët e lirisë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.