Muhamet Kelmendi arrestohet me dyshimin se po planifikont sulm terrorist në veri

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi është arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një sulmi terrorist në pjesën veriore të Mitrovicës, e në këto qaste është dërguar në njësitin Antiterror për Krime të Rënda në Prishtinë.

Lajme

10/06/2015 15:49

Kelmendi mësohet se në veturë ka qenë me dy apo tre persona të tjera, njëri nga ta ish-pjesëtarë i UÇK-së, dhe krejt befasishëm mbi 20 pjesëtarë të Njësisë Speciale i kanë arrestuar.

Ata janë arrestuar në hyrje të Mitrovicës teksa thuhet se po shkonin në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit.

Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma ka thënë për lajmi.net se Kelmendi e akuzon ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hysenin, si porositës të arrestimit të tij.