Mugabe rrëzohet keq!

Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, të enjten është ryzuar keq, derisa po zbriste shkallët nga podiumi, nga ku u foli përkrahësve të tij në kryeqytetin Harare.

Lajme

05/02/2015 15:46

Presidenti 91-vjeçar ra përtokë derisa e humbi hapin në shkallën e fundit të podiumit.   

Më shumë se dhjetë truproja që ndodheshin pranë tij, nuk munden ta shpëtojnë nga rënia.

Por për të mos “humbur” punën te diktatori, që këtë e ka mandatin e shtatë si president, truprojat u kujdesën të kapin fotografët duke i detyruar t’i shlyejnë fotot që tregonin rënien e presidentit.

Megjithëkëtë, nuk arritën i zënë të gjithë!  /lajmi.net/