Muamba, gazetar i sportit

Fabrice Muamba kurrë nuk i ka shikuar xhirimet kur gati vdiq në praninë e 36 mijë spektatorëve dhe miliona të tjerëve që e shikuan në televizion. Ai i referohet kolapsit të tij në minutën e 78-të të ndeshjes mes skuadrës së tij Bolton dhe Tottenham në FA Cup, në mars 2012, si “incidenti im”. Tregimi…

Sport

21/11/2013 15:05

Fabrice Muamba kurrë nuk i ka shikuar xhirimet kur gati vdiq në praninë e 36 mijë spektatorëve dhe miliona të tjerëve që e shikuan në televizion.

Ai i referohet kolapsit të tij në minutën e 78-të të ndeshjes mes skuadrës së tij Bolton dhe Tottenham në FA Cup, në mars 2012, si “incidenti im”.

Tregimi i futbollistit të Premierligës që pësoi sulm të rëndë kardiak dhe sot vazhdon të jetojë, ka bërë lajm në mbarë botën. Por, cili është hapi i tij i ardhshëm. Së pari, gjërat ishin shumë të vështira por Muamba shikoi përpara, e rindërtoi jetën e tij dhe tani preferon ta planifikon të ardhmen.

“Jam ballafaquar me të, ndodhi kohë më parë”, deklaroi Muamba për BBC Sport. “E kisha të vështirë të pranoj se nuk do të mund të luaj më kurrë. Kam lexuar gazetat nga ajo ditë por nuk e kam shikuar më kurrë incidentin tim në White Hart Lane”.

Ai është kthyer në Londër, duket shëndosh, dhe ka filluar të studioj gazetarinë e sportit por sqaron me buzëqeshje: “Nuk do ta marr punën tënde, je i sigurt”.