Muaji shkurt, më i nxehti në 100 vjetët e fundit

Temperaturat globale në muajin shkurt thyen rekordin historik që prej një shekulli, duke shënuar muajin më të ngrohtë që prej se janë mbajtur shënim temperaturat.

Lajme

14/03/2016 21:56

Sipas të dhënave të NASA-së, temperaturat globale në tokë dhe në oqean ishin rreth 1.35 gradë C më të ngrohta se mesatarja historike.

Rezultatet janë tregues të vërtetë të rritjes së pandërprerë dhe afatgjatë të temperaturave globale për shkak të lëshimit të gazrave në atmosferë, shkruan Oranews.

Ndërkohë, vera pritet të jetë më e nxehtë në hemisferën veriore.

Fenomeni “El Nino”, mendohet se ka kontribuar për rritjen aktuale të temperaturave globale.

Fenomeni shkakton rritjen e temperaturave të ujit në oqeanin Paqësor, duke sjellë edhe stuhi të shumta, reshje të dendura dëbore në dimër apo shiu në periudha të tjera.