Të Infektuar: 10419

Të Shëruar: 6058

Të Vdekur: 341

Muaji i “çmendur” i futbollit ka filluar, ky është orari që nuk duhet humbur

15:05 | 1 Gusht 2020

Sot (e shtunë) Chelsea dhe Arsenal takohen në ‘Wembley’, në finalen e FA Cup.

Ndoshta ju duket e pazakontë që këto ndeshje luhen tani, të cilat janë shtyrë shkaku i COVID-19, ky është vetëm fillimi i gushtit të “çmendur” që kemi para nesh, shkruan lajmi.net.

Pothuajse çdo ditë këtë muaj, luhet nga një ndeshje e rëndësishme, zhvillohet një ngjarje e rëndësishme apo kemi tërheqje të shortit për garat evropiane.

Pas tre ditësh, luhet finalja e Play Off të Championship mes Fulham – Brentford, për të vazhduar me ndeshjet e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve.

Kalendari sportiv i gushtit:

1 gusht: Finalja e Kupës FA

4 gusht: Finalja e Play Off në Championship

5 gusht: 1/16 në Ligën e Evropës

6 gusht: 1/16  në Ligën e Evropës

7 gusht: 1/16 në Ligën e Kampionëve

8 gusht: 1/16 në Ligën e Kampionëve

9 gusht: Shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

10 gusht: Shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës

11 gusht: Çerekfinalja e Ligës së Evropës

12 gusht: Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve

13 gusht: Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve

14 gusht: Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve

15 gusht: Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve

16 gusht: Gjysmëfinalja e Ligës së Evropës

17 gusht: Gjysmëfinalja e Ligës së Evropës

18 gusht: Gjysmëfinalja e L.K, raundi i parë kualifikues i L.K.

19 gusht: Gjysmëfinalja e L.K, raundi i parë kualifikues i L.K.

21 gusht: Finalja e Ligës së Evropës

23 gusht: Finalja e Ligës së Kampionëve

26 gusht: Raundi i dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve

27 gusht: Raundi i parë kualifikues i Ligës së Evropës

31 gusht: Shorti i raundit të dytë kualifikues të E.L dhe raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve

/Lajmi.net/