MSH publikon raportin e fundit për Covid -19, tregon sa është numri i rasteve të reja 

Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë raportin e saj të përditshëm rreth gjendjes me pandeminë Covid -19 në Kosovë, duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë vdekje ndërsa gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Lajme

04/06/2022 14:55

Tutje, në raport shtohet edhe se numri i rasteve aktive me Covid -19 është 57 dhe se tetë qytetarë janë shëruar, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

04 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57. /Lajmi.net/