MSH: Latifi shkoi në SHBA me para të veta

Ministria e Shëndetësisë ka demantuar raportimet se ministri i këtij dikasteri, Rifat Latifi, ka shpenzuar mijëra euro nga buxheti i shtetit për vizita në SHBA në gjashtëmujorin e fundit. Sipas reagimit të MSH-së, Latifi i ka mbuluar me mjete vetanake financiare këto vizita. “Ministria e Shëndetësisë dëshiron të shpjegojë publikut se Ministri Rifat Latifi vizitën…

Lajme

10/08/2022 11:19

Ministria e Shëndetësisë ka demantuar raportimet se ministri i këtij dikasteri, Rifat Latifi, ka shpenzuar mijëra euro nga buxheti i shtetit për vizita në SHBA në gjashtëmujorin e fundit.

Sipas reagimit të MSH-së, Latifi i ka mbuluar me mjete vetanake financiare këto vizita.

“Ministria e Shëndetësisë dëshiron të shpjegojë publikut se Ministri Rifat Latifi vizitën zyrtare në SHBA në muajin maj 2022 e ka realizuar në tërësi me mjete financiare vetanake dhe nuk ka bërë asnjë shpenzim nga buxheti i Kosovës”, thuhet në reagim.

“Gjithashtu, MSh shpreh keqardhje për dezinformatat e dhëna përmes një kronike nga një televizion në Kosovë (T7), e replikuar edhe në portale e media të tjera ( pa asnjë verifikim të lajmit),  përkundër se televizionit i është mundësuar qasje në dokumente publike dhe në të dhënat e ofruara është krejtësisht e qartë se Ministri gjatë vizitës në SHBA nuk ka shpenzuar asgjë nga buxheti i Kosovës”.

“Ndërlidhja e shpenzimeve nga vizitat në vende të tjera, si gjoja shpenzime ministrit gjatë vizitës në SHBA, janë keqinformim nga mediumi në fjalë”, përfundon reagimi.