MSH-ja dhe komunat bashkërendojnë aktivitetet për luftimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zhvilloi sonte një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar me ta rreth situatës epidemiologjike për sa i përket pandemisë COVID-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lajme

08/06/2020 21:21

Në këtë takim Zemaj kërkoi që aktivitetet për luftimin e pandemisë COVID-19 të jenë të koordinuara dhe midis autoriteteve qendrore dhe komunave të ketë konsultime të vazhdueshme lidhur me masat e ndërmarra dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Në takim janë trajtuar edhe kërkesat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përkatësisht QKMF-ve; nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve dhe shtimit të personalit shëndetësor, me qëllim që përgjigja ndaj COVID-19 dhe emergjencave të shëndetësisë publike të jetë sa më adekuate”, thuhet në komunikatë.

“Ishte dakordim i pjesëmarrësve në takim që të masat që ndërmerren nga MSH-ja të jenë në koordinim me kryetarët e komunave”. /Lajmi.net/