‘MSG’ ia bën sefte, Barca mposht Eibarin

Barcelona ka shënuar një fitore të pastër duke e mundur lehtësisht Eibarin me rezultat 0-3 në udhëtim të shtunën pasdite në ndeshjen e javës së nëntë në La Liga.

Sport

19/10/2019 14:50

Antoine Griezmann në minutën e 13’, kaloi në epërsi 0-1 Barcelonën.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dy gola tjera, për të siguruar fitoren e katërt më radhë në La Liga.

Në minutën e 58’, Messi u përkujdes për dyfishimin e epërsisë.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Luis Suarez, kur në minutën e 66’, shënoi për 0-3.

Kjo ishte hera e parë që treshja sulmuese e Barcelonës shënon brenda një ndeshje./Lajmi.net/