MSA-ja konfirmon përkushtimin tonë dhe rrugën e drejtë të Kosovës!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën nga Komisioni Evropian, konfirmon rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Lajme

30/04/2015 11:50

“Kjo ditë e shënuar konfirmon përkushtimin tonë për një rrugë të drejtë të cilën jemi duke e ndjekur, të sigurt që ky kapitull i ri i historisë sonë do të jetë udhërrëfyes drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Dua t’i përgëzoj qytetarët e Kosovës, partneret tanë dhe të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces për një punë të mrekullueshme e cila është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë shtetëror dhe vizionit të qartë për të ardhmen”.

“Rruga jonë është trasuar dhe tani duhet t’i përvishemi punës për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të jetë rrugë e gjatë, por unë jam më se i sigurt që bashkërisht do t’ia dalim”, ka shkruar Veseli.