Mrekullia e Shpëtimit

Ky është momenti i magjishëm kur një vogëlushe është nxjerrë e gjallë nga grumbulli i rrënojave në Siri. Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty. Shikoni brenda videon dhe fotot.

Lajme

24/01/2014 21:30

Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty, kur një grup njerëzish filluan t’i largonin gurët dhe gjërat tjera që kishin rënë aty.

Në një video të publikuar nga aktivistët sirianë, njerëzit mund të shihen duke gërmuar rreth vendit ku mendohet të ketë qenë një shtëpi e cila është rrëzuar gjatë luftimeve në qytetin Aleppo.

Duket se ata janë alarmuar nga të qarat që kanë dëgjuar nga brendia e rrënojave.

\"Siria

Dalëngadalë ata gjetën një krah, pastaj edhe kokën e fëmijës.

Vogëlushja, fytyra dhe rrobat e portokallta të së cilës janë të baltosura, duket e shokuar por mund të shihet se e leviz krahun drejt fytyrës para se të fillojë të qajë.

Përderisa disa njerëz përpiqen ta mbrojnë vogëlushen, të tjerët vazhdojnë të gërmojnë për t’ia nxjerrë këmbët nga rrënojat

\"Siria

Xhirimi është postuar nga Nour Media, që nga e mërkura – një ditë pasi u raportua se sulmet qeveritare goditën qytetin.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 10 persona u vranë në një lagje të kontrolluar nga rebelët.

\"Siria

Pasi vogëlushja u nxor nga rrënojat, duket se grupi i njerëzve filloi festën. Nuk dihet se si trupi i vogëlushes i është adaptuar varrosjes për  së gjalli.