Mrekullia e natyrës: Ahmet Krasniqit nga Obiliqi uji mineral i del nga bunari

Në fshatin Breznicë në Komunën e Obiliqt, Ahmet Krasniqi ujin që nxjerr nga pusi i tij nuk është i zakonshëm me atë që përdorin shumica dërrmuese e qytetarëve në vend. Ekipi i lajminet ka qëndruar atje, dhe nga ajo që është faktuar, del që uji në këtë bunar është mineral. I zoti i kësaj toke,…

Lajme

30/09/2023 22:34

Në fshatin Breznicë në Komunën e Obiliqt, Ahmet Krasniqi ujin që nxjerr nga pusi i tij nuk është i zakonshëm me atë që përdorin shumica dërrmuese e qytetarëve në vend.

Ekipi i lajminet ka qëndruar atje, dhe nga ajo që është faktuar, del që uji në këtë bunar është mineral.

I zoti i kësaj toke, Ahmet Krasniqi, foli gjerë e gjatë për këtë fenomen, madje e demonstroi edhe vet një gjë të tillë duke mbushur ujë në këtë bunarë, me qëllim që të ia vërtetoi para kamerës vet gazetarës por edhe shikuesve.

Krasniqi tregon se aty ku janë diku “3 hektarë e 20 ari” të gjithëve iu delë uji mineral, ndërsa të tjerëve jo.

Ai tregon se që shtatë dekada që janë aty, uji mineral qëndron i tillë dhe se asnjëherë nuk ka ndryshuar gjendja dhe shija e tij.

Pronari tregon se pronën e ka nga paraardhësit e tij dhe se nuk e shet as për shifra qindra mijëra euro, edhe pse kishte oferta, ndërsa kur bëhet fjalë për ndonjë qiradhënje eventuale, ai është i hapur./Lajmi.net