MREKULLIA E EVROPËS – Atalanta po vazhdon ëndrrën, në ‘San Siro’ deklason Valencian

Nëse dikush meriton epitetin ‘MREKULLIA E EVROPËS’ këtë sezon në Ligën e Kampionëve, sigurisht që ai do t’i takonte Atalantës.

Sport

19/02/2020 22:53

Skuadra e trajenerit Gian Piero Gasperini, të mërkurën mbrëma në ‘San Siro’ ka mposhtur me rezultat të thellë 4:1 Valencian, në ndeshjen e parë të eliminimit direkt.

Hans Hateboer me dy gola, Josip Ilicic dhe Remo Freuler me nga një, ishin golashënuesit e Atalantës në këtë paraqitje të paharruar të tyre.

Golin e vetëm për Valencian e ka shënuar Denis Cheryshev.

Ndeshja e kthimit në Valencia, luhet më 10 mars./Lajmi.net/