Mr.Bean vjen ndryshe

Sa herë kemi parë ndonjë film të tij, kemi mbajtur barkun nga e qeshura e madhe që aktori Rowan Atikson apo që ne njohim si Mr. Bean na ka shkaktuar.

ShowBiz

21/02/2015 17:57

Por, a mund të imagjinoni atë ndonjëherë me një rol serioz? Epo, shumë shpejt do ta shihni në një të tillë.

Mr. Bean do ta luajë rolin e një detektivi parisian i cili quhet Jules Maigret. Filmi do të transmetohet në dy episode të metrazhit të gjatë për televizionin ITV dhe është bazuar në romanet e shkruara nga Georges Simenon. lajmi.net