Mposhti Klitschkon dhe Wilderin – Fury me një të arritur të veçantë

Tyson Fury ka shkruar sot historinë në sportin e boksit.

Sport

23/02/2020 10:54

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, është kurorëzuar me titullin e kampionit të WBC, pasi ka mposhtur Deontay Wilderin me TKO, shkruan lajmi.net.

Kështu, Fury është bërë boksieri i parë në histori që ka mbajtur secilin titull të mundur të kampionit në peshat e rënda.

Por, një statistikë edhe më interesante është bërë e ditur nga ‘SPORF’ lidhur me fitoren e fundit të Fury.

‘Gypsy King’ është i pari boksier në histori që arriti të ndalte ecurinë e dy boksierëve që kishin mbrojtur titullin në 10+ meçe, transmeton lajmi.net.

Fillimisht, Fury një gjë të tillë e kishte bërë kundër Wladimir Klitschko. Në Gjermani, kur Klitschko tentoi të mbronte titullin për herën e 19-të, u shkurorëzua nga Fury.

Një gjë e tillë i ndodhi edhe Wilderit sot, kur amerikani u shkurorëzua në SHBA, në tentimin e 11-të për ta ruajtur titullin e WBC. /Lajmi.net/