Mposhti Feronikelin në Drenas, flet trajneri i Drenicës

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli është deklaruar pas fitores në udhëtim te Feronikeli.

Sport

25/02/2021 15:38

Drenica fitoi në “Rexhep Rexhepi” me rezultat 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Devolli tha se ishin në presion, derisa i kanë dhënë mundësi kundërshtarit shkak i disa gabimeve.

“Kishim tetë ndeshje pa fitore, unë nuk e shikoj ekipin pas dhjetorit, unë e shikoj ekipin nga muaji shkurt e këtej. Kemi qenë në presion, në presion të pikëve. Po ta shikonit pjesën e parë edhe pse bëmë golin ne duhej të liroheshim nga mendja nga truri i kokës. Kemi bërë gabime i kemi dhënë mundësi kundërshtarit të nga rrezikoi”, deklaroi Devolli per ‘Art Sport’

Momentalisht, Drenica renditët në pozitën e nëntë në tabelë me 23 pikë./Lajmi.net/