MPJD: Është liruar nga Serbia zv-drejtori i Policisë Jankoviq
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me një njoftim për media kanë thënë se zëvendësdrejtori i Policisë Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe. Kjo për ta është konfirmuar nga zyra e Kosovës në shtetin serb, shkruan lajmi.net. MPJD thanë po ashtu se Jankoviq është rrugës për në Kosovë. Njoftimi nga MPJD: MPJD…

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me një njoftim për media kanë thënë se zëvendësdrejtori i Policisë Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe.
Kjo për ta është konfirmuar nga zyra e Kosovës në shtetin serb, shkruan lajmi.net.
MPJD thanë po ashtu se Jankoviq është rrugës për në Kosovë.
Njoftimi nga MPJD:
MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.
Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje./Lajmi.net