MPJ reagon pas disa orëve për incidentin e Osmanit në Shkup, thonë se po mbledhin informacione
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit ndaj Presidentes së vendit Vjosa Osmani. Nga kjo Ministri bëjnë me dije se janë duke mbledh informata lidhur me rastin dhe trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, shkruan Lajmi.net. MPJD-ja tha në reagim se ka kërkuar edhe…

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit ndaj Presidentes së vendit Vjosa Osmani.
Nga kjo Ministri bëjnë me dije se janë duke mbledh informata lidhur me rastin dhe trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, shkruan Lajmi.net.
MPJD-ja tha në reagim se ka kërkuar edhe sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.
Reagimi I plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë.