MPJ konfirmon largimin e Shalës nga pozita e ambasadorit

(E Plotësuar) Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala ka përfunduar mandatin e tij para kohe. KosovaPress merr vesh se ai ka lënë diplomacinë kosovare për t’u bërë pjesë e dy universiteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të ligjëroj dy lëndë.

Lajme

06/01/2015 16:28

Largimin e Shalës nga posti i ambasadorit në Japoni e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ne mund të konfirmojmë se ambasadori Ahmet Shala pas tre vjetëve në shërbimin e jashtëm ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorit të Republikës të Kosovës në Japoni për t’iu dedikuar karrierës akademike të tij”.

Shala ishte dekretuar ambasador në Japoni me 7 shtator 2012, derisa punën e tij prej diplomati në Tokio e filloj në fillim të tetorit 2015.

——————————————–

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, tash e tutje do të jetë profesor në dy Universitete prestigjioze amerikane.

të ‘Zërit’ kanë bërë të ditur se Shala ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Japoni, ku ka shërbyer disa vite.

Sipas këtyre burimeve, Shala është ftuar nga këto dy Universitete (emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publike) që të ligjërojë në dy lëndë.

“Po, është e vërtet. Ambasadori Shala ka dhënë dorëheqje javë më parë. Tash e tutje, ai do të jetë ligjërues në dy Universitete prestigjioze amerikane. Ai do të ligjërojë marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikat e shtet-ndërtimit”, kë thënë ky burim.

Ambasadori Shala më herët ka qenë edhe Ministër i financave. /Zëri/