MPJ e Shqipërisë tregon se cilat vende nuk e duan anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Komisioni për Politikën e Jashtme në Shqipëri ka diskutuar sot çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Lajme
Të thirrur për raportim përfaqësues të Ministrisë së Jashtme thanë sot se si Shqipëria dhe Kosova kanë lobuar shumë për anëtarësimin e saj në UNESCO, përfshirë edhe takimet me vendet e arabe.
Drejtori i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, Sokol Gjoka tha se ato vende të BE-së, që nuk e duan Kosovën në UNESCO, janë të njëjtat që nuk e kanë njohur edhe pavarësinë e saj, përfshirë këtu Spanjën, Rumaninë, Qipron, Sllovakinë, por ndërkohë shtoi ai ka edhe vende anëtare të BE-së, që kanë pohuar se do të votojnë pro pranimit të Kosovës në UNESCO, edhe pse nuk e kanë njohur ende atë, duke nënkuptuar këtu Greqinë.
Ndërkohë në linjë të kundërt me Serbinë, përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme kanë folur edhe për një qëndrim ndryshe më pozitiv sa i përket mundësisë që Greqia jo vetëm të votojë pro pranimit të Kosovës në UNESCO, por edhe ta njoh Kosovën në të ardhmen./KosovaPress/