MPB ul dënimet për regjistrimin e autmjeteve pas skadimit të afatit
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka ulur çmimet e dënimeve për rastet kur regjistrimit të automjetit i skadon afati prej 30 ditësh.

Lajme
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur taksat administrative (dënimet) për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit”, thuhet në njoftim.
Kështu, për automjetet nën 3.5 ton, për çdo 30 ditë, nga 25 euro zbret në 10 euro; për automjetet 3.5 ton dhe mbi 3.5 ton, për çdo 30 ditë, nga 50 euro zbret në 20 euro; kurse për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 euro.