MPB publikon detaje: 30 ushtarë të KFOR-it, 21 gazetarë e 6 policë të lënduar nga sulmet e serbëve në veri

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e asaj të cilën e ka quajtur “sulme të milicisë fashiste” në veri të Kosovës që në fund të javës së kaluar. Të premten, kryetarët shqiptarë të komunave veriore ia mësynë objekteve komunale për t’ia nisur punës. Por kjo hasi në rezistencë të serbëve në…

Lajme

02/06/2023 19:47

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të premten bilancin e asaj të cilën e ka quajtur “sulme të milicisë fashiste” në veri të Kosovës që në fund të javës së kaluar.

Të premten, kryetarët shqiptarë të komunave veriore ia mësynë objekteve komunale për t’ia nisur punës. Por kjo hasi në rezistencë të serbëve në veri dhe u shkaktuan tensione. U desh ndërhyrja e KFOR-it për ta stabilizuar situatën, ndërsa vendet perëndimore e kanë dënuar këtë veprim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Ministris së Brendshme, “dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale në veri gjatë këtyre ditëve”.

“Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste”, thuhet në reagimin e MB-së.