MPB-ja maqedonase: Osmani tentoi të kalonte pa e skanuar telefonin e bagazhin – tre persona të Gashit kërcënuan punëtorët e TAV-së
Ne aeroportin e Shkupit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një incident. Osmanit është tentuar disa herë t’I kontrollohet valixhja dhe disa prej gjërave personale, shkruan Lajmi.net. Asaj i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Për këtë ka reaguar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.…
Lajme
Ne aeroportin e Shkupit Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një incident.
Osmanit është tentuar disa herë t’I kontrollohet valixhja dhe disa prej gjërave personale, shkruan Lajmi.net.
Asaj i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj.
Për këtë ka reaguar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin e MBP-së maqedonase thuhet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin ta kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.
“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB të Maqedonisë.