MPB: Fluksi në Pikë Kalimet Kufitare këtë vit pritet të jetë më i lartë se vitet e kaluara

Me fillimin e sezonit të verës, fillojnë edhe pritjet e gjata nëpër Pikë Kalimet Kufitare të Kosovës, kjo për shkak të ardhjes së mërgatës në Kosovë. Lajmi.net ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me pritjet nëpër Pikë Kalimet Kufitare gjatë kësaj sezone. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës…

Lajme

02/07/2024 17:50

Me fillimin e sezonit të verës, fillojnë edhe pritjet e gjata nëpër Pikë Kalimet Kufitare të Kosovës, kjo për shkak të ardhjes së mërgatës në Kosovë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme në lidhje me pritjet nëpër Pikë Kalimet Kufitare gjatë kësaj sezone.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka thënë se këtë vit fluksi në Pikë Kalimet Kufitare pritet të jetë më i madh këtë vit, për shkak të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Në një përgjigje të kthyer për lajmi.net, MPB ka thënë se pavarësisht kësaj Policia Kufitare ka personel të mjaftueshëm në të gjitha Pikë Kalimet Kufitare.

“Policia Kufitare ka caktuar personel të mjaftueshëm në të gjitha Pikë Kalimet Kufitare, me theks te veçantë në SPK ku zakonisht kemi fluks të mërgimtarëve më të lartë për nga numri e që nder to më kryesoret janë PKK Merdar, PKK Dheu I Bardh, PKK Vermica dhe Aeroporti ,,ADEM JASHARI,, personeli I caktuar në këto PKK I bënë të gjitha kabinat për regjistrim dhe kontroll të udhëtarëve funksionale. Mirëpo Departamenti I Policisë Kufitare në vazhdimësi do të analizoj situatën në teren dhe do të merr veprime në bazë të situatës duke mos I përjashtuar e thirrjet përmes mediave për shfrytëzim të PKK alternative nga mërgimtarët”, ka thënë MPB për lajmi.net.

Se a do të ketë pritje të gjata sikur vitet e kaluara në PKK të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë Departamenti I Policisë Kufitare do të bënë përpjekje maksimale që pritjet të jenë minimale ose sipas standardit por që kjo nuk varet vetëm nga ta por edhe nga pala tjetër që kryen regjistrim të hyrje-daljeve dhe kontroll të personave dhe automjeteve.

Në lidhje me lehtësimi e hyrje/daljeve, MPB ka thënë se do të aplikohet edhe ne koordinim me zyrtaret nga shteti fqinjë.

“Për njoftimin e juaj në disa pikë kalime kufitare institucionet relevante të RKS në bashkëpunim me Policinë Kufitare gjatë vitit 2024 ka vendosur shënjim të mjaftueshëm që ju ndihmon mërgimtarëve dhe të tjerëve për orientim në kabinat adekuate të kontrollit në bazë të dokumenteve që posedojnë”, ka thënë MPB. 

Pritjet në Pikë Kalimet Kufitare gjatë këtyre sezoneve shpesh janë edhe me orë të tëra, e me gjatësi prej kilometrash. /Lajmi.net/