MPB dhe FBI nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e forenzikës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim zëvendës atashenë e FBI-së Michelle L. Miller.

Lajme

22/11/2019 13:36

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri  Mustafa, Miller nga FBI dhe kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për  Forenzikë, Blerim Olluri, transmeton lajmi.net.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga MPB

Ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e FBI-së për besimin ndaj institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së. /Lajmi.net/