Mozzik së shpejti me projekte të reja

Këngëtari i njohur me emrin e artit Mozzik, i cili arriti të bëhet shumë i famshëm me hitet e tij për një kohë të shkurtër, pritet që shumë shpejt të realizojë edhe këngë të reja të cilat pritet të rezultojnë me shumë dëgjueshmëri.

ShowBiz

03/02/2016 09:28

Në një intervistë ekskluzive për Abc.al ai deklaroi se është i lumtur që hitet e tij po dëgjohen, dhe premtoi edhe shumë projekte të reja :

Si ndiheni në familjen e On Records, kur dihet se keni pasur suksese të mëdha ?

Jemi një familje ku njerëzit janë shumë kreativ dhe sukseset nuk mungojnë. Jam mirënjohës për Zzap e Chris, pasi puna e tyre gjithmonë rezulton e suksesshme.

A jeni krenar që keni arritur të bëni famë për një kohë të shkurtër, dhe jeni në qendër të vëmendjes tek rinia e Kosovës, dhe veçanërisht e Ferizajit?

Jam shumë i lumtur që muzika ime po pëlqehet. Janë publiku ata që e bëjnë punën time më të madhe.

Bashkëpunimi me Kidën, dhe këngët tjera solo kanë rezultuar të suksesshme, a priten hite të reja nga Mozzik?

Shumë shpejt priten të publikohen hite të reja, bashkëpunime dhe këngë solo, të cilat shpresojë se do të arrijnë suksese.