Mozzik po martohet? (Foto)

Reperi i ri në moshë Mozzik duket se ka menduar që tani se kush do të këndojë në dasmën e tij.

ShowBiz

03/02/2016 14:29

Mozzik përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka treguar respektin e madh që ka për Shkurte Gashin, shkruan lajmi.net.

Ai mendon t’ia besojë asaj atmosferën në dasmën e tij.

“Me një Shkurtë t’gjatë…Ty ko met thirrë n’darsëm” ka shkruar reperi në fotografinë e përbashkët me Shkurtën.

Se kur do të martohet reperi mbetet të shihet./lajmi.net.