Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës, flet për raportin me reperen dhe për ndarjen e tyre

Mozzik ishte pjesë e dokumentarit të Loredanës.

ShowBiz

26/11/2020 08:35

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi ka qenë emri më i komentuar në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Karriera e suksesshme muzikore dhe jeta private ishin vetëm disa nga arsyet, përfshirë akuzat për marrjen e 700 mijë frangave dhe ndarja me reperin Mozzik me të cilin ka një vajzë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)

Të gjitha këto ajo ka vendosur që ti përfshijë në një dokumentar dhe në pjesën e parë zgjodhi të flas për fëmijërinë , po ashtu ndan disa momente me vajzën e saj, Hanën.

Aty nuk mungoi as ish-partneri i saj, Mozzik, i cili rrëfen raportin me Loredanën dhe mes tjerash flet edhe për ndarjen e tyre.

“Unë kam qenë njëri prej të rinjve me gjet dikë edhe me u martua sa më shpejt. Ka dashur Zoti e kam gjetur një person që i kam besuar shumë, e kam dashur shumë. Mendoj që gjithçka që na ka mbajtur bashkë është që kemi përjetuar shumë gjëra bashkë. Lori është më ndryshe prej femrave të tjera, është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer shumë”, shprehet Mozzik në rrëfimin e tij.

“Unë mendoj se gjithmonë ka dikë në jetë me të cilin je shok shpirti. Kjo nuk mund të ndryshojë. Nuk ka rëndësi nëse jemi ndarë apo ndoshta jemi bashkë tani, apo jo. Nuk mendoj se ka rëndësi fare. Sa i përket ndarjes që ka ndodhur. Më shumë e kanë bërë mediet më shumë gazetat, normal kanë folur kanë shkruar gjithçka”, tha tutje reperi shqiptar.

Ndërsa pranë postimit në Instagram aty ku edhe e publikoi pjesën e parë të dokumentarit, Loredana Zefi i ka falënderuar gjithë ata që u bënë pjesë e tij.

“Ka loredana dhe Loredana. Këtu është pjesa e parë e dokumentarit tim. Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/