Mozzik kërkon lirimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Reperi njihet si përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.

ShowBiz

17/09/2021 20:44

Dhe, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik shpesh ndan imazhe bashkë me anëtaret e kësaj partie gjithashtu edhe krerët e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, në storien e tij në Instagram ka ndarë dy fotografi me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët po dënohen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës.

Tutje, në mbishkrimin e postimeve, reperi ka kërkuar lirimin e tyre duke shkruar: “Free Kadri Veseli, Free Hashim Thaçi”.

Ndryshe, Mozzik sot ka zbuluar se në vitin 2022 do e lansojë albumin e ri i cili do jetë pa bashkëpunëtorë vetëm solo./Lajmi.net/