Mozzik jep këshilla për fansat: Mos u dëshpëroni…

Reperi nga Ferizaji, Mozzik shpesh ka treguar histori prekëse nga jeta e tij.

ShowBiz

06/09/2018 22:20

Ngjarje këto që e kanë inspiruar të vazhdojë më tej për t’i ndjekur ëndrrat në muzikë, shkruan lajmi net.

Reperi në shumë intervista ka treguar për sakrificat që ka bërë për muzikën dhe kushtet që kishte në fillim. Edhe pse tani ka milionat Mozzik nuk harron t’ia bëj me dije njerëzve që nuk duhet hequr dorë nga ëndrrat.

Përmes disa postimeve të publikuara në Instagram ai thotë se ka fjetur në studio, që vjen nga lagjet e errëta por të sinqerta, luteni për të mira dhe ëndrra sepse duhet.

Këto mesazhe të Mozzikit mbase mund t’i inspirojnë shumë njerëz që të mos dorëzohen në jetë…

Nga ana tjetër, Gramos Aliu ka arritur të bëhet njëri ndër reperët më të suksesshëm të estradës. /Lajmi.net/