Mozzik është gati për t’i takuar fansat nga afër

Mozzik po përgatit dhuratë të veçantë për fansat.

ShowBiz

06/08/2020 18:01

Për shkak të pandemisë, Mozzik aktualisht nuk është aktiv në koncerte, por ka menduar të bëjë diçka për ata që e përkrahin më së shumti në këtë rrugë, shkruan lajmi.net.

Reperi ka njoftuar se gjatë fundjavës do të vizitojë disa qytete të Kosovës, ku do t’iu dhurojë fansave CD të albumit të ri.

Ai tha se janë bërë gati 30 mijë CD, ndërsa do të shpërndahen në shtatë qytete, por bën apel që fansat të mbajnë distancën dhe të kujdesen me masa mbrojtëse.

Përmes një postimi, Mozzik tregoi se tashmë edhe autobusi me të cilin do të udhëtojë në qytetet e paralajmëruara është gati.

“Shihemi të Shtunën dhe të Dielën KOSOVË ????”, ka shkruar Mozzik. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDja8DTlaWG/

https://www.instagram.com/p/CDg_VQ2lkSd/