Moyes: Rooney ishte shumë pranë Chelseas
Ish-trajneri i Manchester United, David Moyes ka thënë se superylli i kësaj skuadre, Wayne Rooney ishte shumë pranë transferimit te skuadra e Chelseas.

Sport
David Moyes ka thënë se ai është dashur të luftojë për të parandaluar kalimin e Rooneyt nga Manchester United te Chelsea.
“Chelsea ishte shumë pranë transferimit të tij”, tha Moyes për The Sunday Times.
“Mourinho ishte i interesuar por ne nuk dëshiruam të bëjmë ndonjë biznes. Mua më është dashur të luftoj që ai të qëndroj”, përfundoi Moyes.