Moyes refuzoi këshillat e Fergusonit

David Moyes refuzoi këshillat e Sir Alex Fergusonit se si të mbajë stafin e tij teknik në Manchester United, ka njoftuar ish trajneri i portierëve, Eric Steele. Steele u nga Moyes para fillimit të këtij sezoni, së bashku me asistentin Mike Phelan dhe Rene Meulensteen dhe në vend të tyre skocezi angazhoi Chris Woods, Steve…

Sport

30/09/2013 14:00

David Moyes refuzoi këshillat e Sir Alex Fergusonit se si të mbajë stafin e tij teknik në Manchester United, ka njoftuar ish trajneri i portierëve, Eric Steele.

Steele u nga Moyes para fillimit të këtij sezoni, së bashku me asistentin Mike Phelan dhe Rene Meulensteen dhe në vend të tyre skocezi angazhoi Chris Woods, Steve Round dhe Jimmy Lumsden nga Everton, ish skuadër e tij.

Kurse, Moyes emëroi ish mbrojtësin e Unitedit dhe mesfushorin e Evertonit, Phil Nevile në rolin e asistentit. United pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga WBA të shtunën për disfatën e tretë pas gjashtë xhirove të para dhe startin më të dobët në 24 vjetët e fundit.

Me presionin e madh mbi Moyesin, Steele ka bërë të ditur se si ndodhën ndryshimet gjatë verës.

“Ai bisedoi me mua, Mickun dhe Renen. I kam thënë atij se mori një vendim të guximshëm. Ai nuk i dëgjoi as këshillat nga Sir Alex, por deshi t’i sjell njerëzit e tij”, deklaroi Steele për United We Stand.