Moyes: Puna në United më e vështirë se që e prisja

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka pranuar se puna në Old Trafford është më e vështirë se që e kishte pritur. Steven Gerrard shënoi dy herë dhe Luis Suarez një herë, duke e ndihmuar Liverpoolin të fitonte 3:0, ndërsa ish menaxheri i Evertonit pas ndeshjes ka thënë se është duke u përballur me…

Sport

16/03/2014 20:25

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes e ka pranuar se puna në Old Trafford është më e vështirë se që e kishte pritur.

Steven Gerrard shënoi dy herë dhe Luis Suarez një herë, duke e ndihmuar Liverpoolin të fitonte 3:0, ndërsa ish menaxheri i Evertonit pas ndeshjes ka thënë se është duke u përballur me një punë të vështirë në klubin e ri.

“Mendoj se puna gjithmonë po bëhej më e vështirë. Bile, më e vështirë se që mendoja”, ka thënë Moyes para gazetarëve.

“Liverpooli luajti më mirë se ne, por në pjesën e parë nuk kishte ndonjë diferencë në mes nesh. Kishte raste diskutabile, por nuk duam të flasim për këtë”, deklaroi 50 vjeçari, kur u pyet rreth vendimeve të gjyqtarit Mark Clattenburg.

Moyes ndër të tjera bëri të ditur se United do të luftojë deri në fund, për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse e pranon se ekipi i tij do të ketë punë të vështirë, pasi e humbi ndeshjen e parë nga Olympiakosi, 2:0.