Moyes nuk i frikësohet protestës

Menaxheri i shumëkritikuar i Manchester Unitedit, David Moyes ka pranuar se ka dëgjuar për protestën e planifikuar nga një grup i tifozëve për duelin kundër Aston Villës në Old Trafford të shtunën. Mirëpo, ai ka insistuar se secili ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron. “Kam dëgjuar për të dhe atë se çka është…

Sport

28/03/2014 21:20

Menaxheri i shumëkritikuar i Manchester Unitedit, David Moyes ka pranuar se ka dëgjuar për protestën e planifikuar nga një grup i tifozëve për duelin kundër Aston Villës në Old Trafford të shtunën.

Mirëpo, ai ka insistuar se secili ka të drejtë të bëjë atë që dëshiron.

“Kam dëgjuar për të dhe atë se çka është thënë, por ky është një rrugëtim i gjatë”, deklaroi Moyes i pyetur për pankartën ‘Moyes Out’ që pritet të paraqitet në një aeroplan mbi Old Trafford gjatë ndeshjes kundër Aston Villës.

Përgatitjet e protestës

 

Kurse, organizatori i protestës, Wes Jones ka thënë se qëllimi është për të treguar se jo të gjithë tifozët e Manchester Unitedit e mbështesin Moyesin.

“Pakënaqësia ka filluar në tribuna. Ne duam të tregojmë se përkrahja nuk është e qindpërqindtë ndaj Moyesit, ashtu siç ai do të dëshironte”, deklaroi Jones për Bbc.