Moyes, mos shiko

Në qershor, David Moyes u ankua për orarin e vështirë në nismë të sezonit të ri në Premierligë që e vuri Manchester Unitedin kundër disa prej skuadrave më të fuqishme. Menaxheri i ri, pasi mori përsipër barrën e presionit pas largimit të Sir Alex Fergusonit, kishte shpresuar në një fillim më të lehtë. Por, derisa…

Sport

01/11/2013 10:44

Në qershor, David Moyes u ankua për orarin e vështirë në nismë të sezonit të ri në Premierligë që e vuri Manchester Unitedin kundër disa prej skuadrave më të fuqishme.

Menaxheri i ri, pasi mori përsipër barrën e presionit pas largimit të Sir Alex Fergusonit, kishte shpresuar në një fillim më të lehtë. Por, derisa termi i futbollit thotë se: “Duhet të takohesh me secilin prej tyre në një fazë”.

Kjo mund të jetë e arsyeshme. Por, çka do të bënte Ferguson? Sports Mail ka krahasuar rezultatet e edicionit të kaluar të Manchester Unitedit, nën drejtim e Fergusonit, me ato të sivjetmet nën Moyesin.

Për Fergusonin, para ndeshjes së radhës në Fulham, United ishte bashkë-lider në tabelë, kurse Moyes është aktualisht tetë pikë larg liderit Arsenal. United ka 14 pikë.

Ferguson, nga numri i njëjtë i ndeshjeve, grumbulloi 22 pikë, me golaverazh prej +6, gjashtë më mirë se bilanci aktual.