Moyes mbron Januzajn
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka shërbyer përkrahje të fuqishme për Adnan Januzajn pasi ylli kosovar u ndëshkua me karton të verdhë për simulim, në ndeshjen kundër West Ham Unitedit të shtunën. Edhe pse është vetëm 18-vjeç, Januzaj ka bërë 11 paraqitje në Premierligë këtë edicion, por kartoni i verdhë i së shtunës ishte…
Sport
Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka shërbyer përkrahje të fuqishme për Adnan Januzajn pasi ylli kosovar u ndëshkua me karton të verdhë për simulim, në ndeshjen kundër West Ham Unitedit të shtunën.
Edhe pse është vetëm 18-vjeç, Januzaj ka bërë 11 paraqitje në Premierligë këtë edicion, por kartoni i verdhë i së shtunës ishte i dyti për të, me arsye të njëjtë.
Mirëpo, Moyes i ka dalë në mbrojtje mesfushorit, duke u ankuar se ai ka pësuar disa ndërhyrje të ashpra me kalimin e kohës gjatë karrierës së deritashme.
Statistikat e Premierligës tregojnë se Januzaj është futbollisti që kë pësuar më së shumti ndërhyrje, në mesatare për ndeshje, diçka që Moyes beson se mund të trajtohet më mirë nga gjyqtarët.
“Mund të flas vetëm për atë që shoh. Në ndeshjet e kaluara ai ka marrë goditje nga të gjitha anët, dhe gjyqtarët pa problem lejuan që kjo të vazhdonte. Ata nuk janë brengosur fort të bëjnë diçka rreth kësaj. Djaloshi gaboi me atë që bëri të shtunën, dhe e kam njoftuar për këtë. Por, ne të gjithë kemi bërë një ose dy gabime kur kemi qenë të rinj, dhe ai do ta mësoj këtë derisa është duke u zhvilluar”, deklaroi Moyes.
Gati një dekadë më parë, Sir Alex Ferguson kishte kërkuar mbrojtje të ngjashme për Cristiano Ronaldon, njësoj siç ka bërë Moyes këtë edicion me Januzajn.
“Disa njerëz duhet ta kuptojnë se ai është talent i ri. Për momentin janë duke e goditur shpesh, por ata e goditën edhe Ronaldon dhe shikoni se qfarë futbollisti është ai sot. Adnani po ashtu do të bëhet futbollist i madh me kalimin e kohës. Për momentin, detyra e tij është që të përkujdeset se ëhstë në gjendje të luajë”, përfundoi Moyes.