Moyes i gatshëm për Bayernin

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është shprehur i lumtur me fitoren 4:1 ndaj Aston Villas, dhe i gatshëm për duelin me Bayern Munichun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në mesjavë. Një grup i tifozëve protestoi kundër Moyesit në duelin e sotëm në Old Trafford, por menaxheri i Unitedit nuk brengoset. “Tifozët kanë qenë…

Sport

29/03/2014 15:48

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është shprehur i lumtur me fitoren 4:1 ndaj Aston Villas, dhe i gatshëm për duelin me Bayern Munichun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në mesjavë.

Një grup i tifozëve protestoi kundër Moyesit në duelin e sotëm në Old Trafford, por menaxheri i Unitedit nuk brengoset.

“Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm. Nuk e filluam mirë ndeshjen por tifozët ishin të mrekullueshëm. Çdo tifoz të cilin e kam takuar më kanë thënë se qka është United”, deklaroi Moyes.

“Në fillim shumëkush ka thënë se nëse arrijmë deri në çerekfinale do të ishte mirë, por ne duam të shkojmë edhe më tutje në gjysmëfinale e pastaj edhe finalen. Na pret një ndeshje e vështirë, kundër ndoshta ekipit më të mirë në qarkullim. Por, jemi të gatshëm për sfidën dhe Old Trafford nuk është i lehtë për askënd”.