Moyes i befasuar

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët në humbjen 2:0 nga Olympiakos në Athinë, në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Strategu skocez e përshkroi paraqitjen e ekipit si më të dobëtën gjatë këtij edicioni të garës kontinentale për klube. “Jam i befasuar, nuk…

Sport

25/02/2014 22:21

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët në humbjen 2:0 nga Olympiakos në Athinë, në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Strategu skocez e përshkroi paraqitjen e ekipit si më të dobëtën gjatë këtij edicioni të garës kontinentale për klube.

“Jam i befasuar, nuk e kam pritur një nivel të tillë të paraqitjes. Luajtëm dobët. Marr përgjegjësi, duhet të luajmë më mirë. Futbollistët janë të lënduar”, deklaroi Moyes pas ndeshjes.

Manchester United për herë të fundit riktheu një disavantazh prej dy golash në ndeshjen e parë më 1984 kundër Barcelonës në Kupën e Fituesve të Kupës. Moyes nuk dorëzohet.

“Old Trafford ka kaluar disa net të mrekullueshme në të kaluarën dhe shpresoj ta realizojmë një tjetër”.