Moyes gaboi me Januzajn

Eliminimi nga garat e kupës dhe pozita e pestë në Premierligë, nuk janë fundi i telasheve për tifozët e Manchester Unitedit. Skuadra pësoi 2:0 nga Olympiakos të martën mbrëma në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe tani duhet të shënojë së paku dy gola në Old Trafford për të…

Sport

26/02/2014 20:45

Eliminimi nga garat e kupës dhe pozita e pestë në Premierligë, nuk janë fundi i telasheve për tifozët e Manchester Unitedit.

Skuadra pësoi 2:0 nga Olympiakos të martën mbrëma në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe tani duhet të shënojë së paku dy gola në Old Trafford për të shpëtuar sezonin.

Olympiakos u bë skuadra e parë greke që mposhti Manchester Unitedin dhe e përforcoi edhe më tepër bilancin negativ të menaxherit të ri të Unitedit, David Moyes.

Përveç humbjes, Moyes u kritikua edhe për vendimin që Adnan Januzaj të mos jetë fare në ekip, duke e preferuar në vend të tij mesfushorin Tom Cleverley.

Portali footballfancast.com ka publikuar një analizë duke dhënë tri arsye pse Moyes gaboi me Januzajn.

1. Januzaj ka qenë rrahja e zemrës në sulmin e Unitedit këtë sezon.

Edhe pse në edicionin e tij të parë në ekipin senior, Januzaj është një prej futbollistëve më të dalluar deri më tani gjatë këtij sezoni.

2. Nuk mund t’i besoni Tom Cleveleyt.

Cleverley nuk njihet si futbollist i nivelit të lartë në gjendje t’i përcaktoj ndeshjet me ndonjë veprim të tij. Kurse, Januzaj po.

3. Me injorimin e Januzajt, Moyes e lë vetën në qendër të sulmeve nga tifozët.

Tifozët e Manchester Unitedit kanë hedhur kritika të ashpra për Moyesin, pas vendimit të tij që Januzaj të mos jetë as në bankinë kundër Olympiakosit.