Moyes frikësohet për Januzajn

David Moyes ka shprehur mbështetjen e tij për Adnan Januzajn dhe insiston se ndëshkimi më i ri me karton të verdhë për simulim ishte i gabuar. 18-vjeçari pranoi kartonin e tretë këtë edicion për simulim, në ndeshjen kundër Tottenhamit të mërkurën, kur u rrëzua pas një dueli me Danny Rose në dalje të zonës. Januzaj…

Sport

03/01/2014 21:51

David Moyes ka shprehur mbështetjen e tij për Adnan Januzajn dhe insiston se ndëshkimi më i ri me karton të verdhë për simulim ishte i gabuar.

18-vjeçari pranoi kartonin e tretë këtë edicion për simulim, në ndeshjen kundër Tottenhamit të mërkurën, kur u rrëzua pas një dueli me Danny Rose në dalje të zonës.

Januzaj ka marrë epitetin e padëshiruar të një prej futbollistëve më të ndëshkuar për simulime në histori të Premierligës pasi mbi të gjendet vetëm ish ylli i Tottenhamit, Gareth Bale me shtatë kartonë të verdhë.

Mirëpo, menaxheri i Unitedit, Moyes mbron Januzajn dhe insiston se gjyqtari Howard Webb gaboi që e ndëshkoi atë të ndeshjen e fundit.

“Unë jam gjithmonë i pari që del dhe thotë se nuk dua që futbollistët e mi të simulojnë, dhe unë merrem me ta”, deklaroi Moyes para duelit në FA Cup kundër Swanseas të dielën.

Howard Webb e ndëshkoi Januzajn për simulim

“Po ashtu, jam ai që i mbron ata kur mendoj se janë duke u sulmuar pa të drejtë. Mendoj se ishte gabim disa net më parë”. Moyes shpreson se debati i simulimit nuk do të ngjitet tek Januzaj për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm.

“Adnani është futbollist shumë i talentuar. Nuk dyshoj se ai do të bëhet një prej futbollistëve më të mirë që luan në Angli, për një kohë të gjatë, dhe ndoshta edhe në Manchester United. Më kujtohet kur Cristiano Ronaldo, shumë njerëz e thanë të njëjtën gjë edhe për të”.

“Për asnjë minutë nuk dua të mundohem ta krahasoj me Ronaldon, për shkak të asaj sa i mirë që është. Por, djaloshi është vetëm 18 vjeç. Do të përmirësohet, do ta kuptoj më mirë lojën. Ajo që është duke bërë tani kontribuon në lojën e një futbollisti”, përfundoi Moyes.