Moyes fokusohet vetëm te Newcastle

David Moyes insiston se Manchester Unitedi do të fokusohet në ndeshje ndaj Neëcastle United, e jo në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Ekipi i skocezit barazoi 1:1 në ndeshjen e parë me kampionin gjerman dhe evropian, duke i lënë të hapura mundësitë që të kualifikohet në gjysmëfinale, pas lojës…

Sport

04/04/2014 19:30

David Moyes insiston se Manchester Unitedi do të fokusohet në ndeshje ndaj Neëcastle United, e jo në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Ekipi i skocezit barazoi 1:1 në ndeshjen e parë me kampionin gjerman dhe evropian, duke i lënë të hapura mundësitë që të kualifikohet në gjysmëfinale, pas lojës së kthimit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Munich.

“Gjëja e vetme që po mendojmë është ndeshja me Newcastlen. Fokusi ynë është tërësisht aty. Duhet të shkojmë atje dhe ta bëjmë një performancë të mirë dhe t’i marrim tri pikë”, deklaroi fillimisht ish menaxheri i Newcastles.

“Ne duhet të ndërtojmë diçka në fund të këtij sezoni. Do të shkojmë atje duke u munduar ta bëjmë këtë. Kjo është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme për ne”, përfundoi Moyes.