Moyes dhuron grushte

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është rrahur me një 23-vjeçar në një bar në Lancashire, ka njoftuar BBC. Por, asnjëri nuk ka pësuar lëndime.

Sport

22/05/2014 18:56

Ish menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është përfshirë në një rrahje që është ndërprerë vetëm pas intervenimit të policisë.

Indicenti ndodhi të mërkurën mbrëma në dalje të një bari në Lancashire.

Sipas BBC-së, forcat policore kanë marrë një thirrje rreth orës 22:00 në Emporium Bar, me informatën e rrahjes së një djaloshi 23-vjeç. Policia nga Lancashire, që nuk e ka marrë askënd në mbajtje, ka njoftuar se i riu nuk kishte nevojë për asistencë mjekësore.

Por, thuhet se ai ishte përplasur me Moyesin.

Arsyet ende janë të panjohura.

Moyes u shkarkua nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit në prill të këtij viti, pas vetëm 10 muajsh në detyrë në Old Trafford. Në të kaluarën kishte udhëhequr Evertonin.