Moyes ‘blen’ në Madrid

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes përcolli ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Portos në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma dhe shtoi spekulimet se kampioni i Premierligës është i interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar spanjoll, Koke. Mes njoftimeve se Koke është një prej objektivave kryesor të Unitedit, Moyes ishte prezent në Vicente Calderon…

Sport

12/12/2013 13:30

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes përcolli ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Portos në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma dhe shtoi spekulimet se kampioni i Premierligës është i interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar spanjoll, Koke.

Mes njoftimeve se Koke është një prej objektivave kryesor të Unitedit, Moyes ishte prezent në Vicente Calderon për ta shikuar futbollistin në paraqitjen e tij për Atleticon në fitoren 2:0 kundër Portos.

Ish strategu i Evertonit ishte përzier me tifozët në stadium duke mos ia ndarë sytë 21-vjeçari. Koke vlerësohet në rreth 15 milionë funte dhe së fundmi është spekuluar se kërkohet edhe nga Milan dhe Real Madrid.

Manchester United ka nevojë për përforcime pas nismës së dobët të sezonit në Premierligë ku aktualisht gjenden në pozitën e nëntë.